Terroristi Abdeslam lë spitalin, Franca kërkon ekstradimin e tij
Terroristi i vetëm i mbijetuar nga sulmet e Parisit, Salah Abdeslam, ka lënë qëndrën spitalore ku po merrte trajtimin e nevojshëm shëndetësor pasi mori një plagë në këmbë gjatë operacionit të organizuar për kapjen e tij. Ai do të merret në pyetje shumë shpejt nga autoritetet belge, ku pritet të japë më shumë detaje rreth mbrëmjes që tronditi mbarë Europën. Nga ana tjetër, Presidenti francez, Fransua Hollande, ka kërkuar ekstradimin e tij duke thënë se në këtë pikë pret bashkëpunimin e autoriteteve belge.Salah Abdeslam, terroristi i vetëm i mbijetuar nga sulmet e Parisit, ka lënë qëndrën shëndetsore ku po merrte trajtimin e nevojshëm, pas marrjes së një plage në këmbë gjatë operacionit të organizuar për kapjen e tij. Ai pritet që shumë shpejt të merret në pyetje nga autoreitetet belge për të dhënë më shumë detaje rreth tragjedisë që tronditi Parisin në mbrëmjen e 13 nëntorit.Nga ana tjetër Presidenti i Francës, Fransua Hollande, ka kërkuar që i arrestuari të ekstradohet sa më shpejt të jetë e mundur. Ai deklaroi se priste që autoritetet belge të tregohen bashkëpunuese për të përshpejtuar procedurat ekstradimit. E menjëhershme ka qënë edhe përgjigjia e Kryeministrit belg, Charles Michel, i cili tha se bashkëpunimi me strukturat franceze do të vijojë të mbetet në nivelin maksimal, por theksoi se procesi i ekstradimit mund të kërkojnë disa javë për të qënë në përputhje me ligjet ndërkombëtare.Salah Abdeslam ishte një prej 11 terroristëve që ishin pjesë aktive e sulmeve të Parisit së bashku me vëllain e tij Brahimin, i cili hodhi veten në erë. Ai ka qënë në kërkim ndërkombëtar prej muajsh, deri sa autorietet arritën t'a vënë në pranga pas një operacioni intensive të organizuar në periferi të Brukselit./Oranews.tv/