Veliaj pro referendumit: Zgjidh një konflikt të personalizuar në kurriz të PS
Edhe Erion Veliaj është pro referendumit për mandatin e kreut të PS. Në një prononcim për mediat, Veliaj tha se referendumi do ti jepet fund zgjidhjes së këtij konflikti të personalizuar.Veliaj: Është një vendim që e heq këtë vendimmarrje nga një betejë që po personalizohet pa të drejtë në kurriz të PS dhe të qeverisë dhe besoj që këtë vendim ta kalojmë në referendum dhe këtë zgjedhje ta bëjnë të gjithë anëtarët e PS është mënyra më e mirë për të zgjidhur këtë konflikt.Ju e dini që në çfardëlloj llogjikë njerëzore kali ecën përpara karrocës. Propozimet që karroca të eci përpara kalit nuk ka sens.Pra ne e kemi një drejtues, Edi Rama që na ka çuar në dy fitore paralele dhe të kërkohet tani që të ndërrojmë drejtuesit dhe ta nxjerrim karrocën përpara kalit nuk ka llogjikë.Që kjo e cila po merr nga ata që po e kontestojme po merr ngjyra shumë personale dhe po kërkon të sfidohet historia e suksesit të këtyre 2 vite e gjysmë besoj se zgjidhet më mirë kur të shmangen personalizimit dhe ti themi të gjithë anëtarësisë vendosni ju si e doni këtë çështje e cila meritonte sqarim.