Tre ministra kundër referendumit, Tahiri e Bushati: Është ekzagjerim e artificial
Dy anëtarë të kabinetit qeveritar, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati dhe Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri janë kundër referendumit por thonë se do të respektojnë vendimin e Kongresit.Megjithëse qëndrimi i tyre ishte kundër, në Kongres vota e tyre ishte pro referendumit duke e shpjeguar votën pro si e vetmja rrugëdalje.Edhe ministrja Lindita Nikolla u reshtua me ministrat skeptikë duke deklaruar se PS duhej të ishte fokusuar në cështje më madhoreSaimir Tahiri: “Unë jam kundër referendumit e quaj ekzagjerim të Edi Ramës, kongresit, sit ë doni. Është kundër produktim. Ekzagjerim demokratik i panevojshëm. Nuk ka pse të instrumentalizohet. Cështja duhej të merrte përgjigje në Kongres. Ekzagjerim i panevojshëm. Do marr pjesë në referendum dhe respektoj vendimin por është ekzagjerim. Në Kongres votova pro pasi ishte si një rrugëdalje"Ditmir Bushati: Nuk e mbështes si ide dhe nuk e kam mbështetur as në Asamble. Jam partizan për zgjedhjen e kryetarit mbi parimin një anëtar një votë. Kur partia fiton zgjedhjet kryetari mandatohet automatikisht kryeministër. Eshtë debat artificial dhe nuk mendoj se ka në qendër të vëmendjen rritjen e demokracisë në PS dhe gjetjen e një balance në shtresën e mesme.Por pse nuk votuan kundër ?Po sepse nuk ia vlente më të debatoje. Referendumi për këtë cështje është humbje kohe për ne.Lindita Nikolla: E vetmja zgjidhje për të zgjidhur ngërcin në PS. Është sebet. Isha me masën e njerëzve që thonim që janë të tjera arsye për tu fokusuar fort. Megjithatë respektojmë vendimet e forumit ./Oranews.tv/