Pëllumbi: Statuti mund të jetë shkelur, Kongresi të rikonfirmojë kryetarin

Profesori i socialistëve, Sërvet Pëllumbi pranon që statuti i Partisë Socialiste është shkelur, por se ka interpretime të ndryshme për të.Gjatë një interviste për Ora News, ai thotë se Kongresi i Partisë Socialiste duhet të bëjë rikonfirmimin e kryetarit të partisë.Edhe ligjet çohen në Gjykatë Kushtetuese për t’u interpretuar. Në kushtet kur Partia Socialiste ka qeverisjen e vendit, këtë ka prioritet kryesor. Kur të mbaroj legjislatura, le të zgjidhet edhe kryetari.I pyetur se ku çalon Partia Socialiste pas 25 vitesh, Pëllumbi thekson:Pëllumbi: Çdo etapë ka veçoritë e veta. Në kohën tonë u jepnim shumë rëndësi demokracisë së forumeve. Ndërsa në kohën tonë, Partia Socialiste duhet të dijë të mbajë të rinjtë, të zgjerojë anëtarësinë e saj me shoqe. Partitë edhe në Evropë u japin shumë rëndësi anëtarit të partisë.-Për herë të parë, Edi Rama vlerëson edhe kontributin e Fatos Nanos?Pëllumbi: Unë e quaj normale sepse figurat kanë historinë e tyre. Edhe vlerësimi bëhet duke pasur parasysh etapat historike. Në atë periudhë, Nano ka qenë në krye të Partisë Socialiste, bile edhe i burgosuri i Berishës. Ka pasur rolin e vet. Ajo periudhë nuk mund të injorohet. Tjetër gjë pastaj, që krahas lavdërimeve ka vend për kritika. Historia gjithnjë reflekton të mirat dhe të këqijat. /Ora News/