Zhbllokohet reforma në drejtësi, ekspertët e huaj do aplikojnë rekomandimet e Venecias

Burime pranë maxhorancës konfirmojnë për Ora News se është zhbllokuar puna e komisionit ad-hoc për reformën në drejtësi.Sot Kryetari i Komisionit të Posaçëm, Fatmir Xhafa është takuar me nënkryetarin, Eduard Halimi me praninë e Ambasadorëve të SHBA dhe BE.Në takim është rënë dakord që të mërkurën të mblidhet komisioni i posaçëm për reformën në drejtësi.Marrëveshja e arritur parashikon që me draftin do të punojnë vetëm ekspertët e huaj.Do të jenë OPDAT dhe EURALIUS që do të dërgojnë në Komisionin e Posacëm për Reformën në Drejtësi draftin me ndryshimet e sugjeruara nga Venecia.