Nesër Kongresi i PS, përshendetet nga Blair, Renzi dhe Svoboda

Kongresi i Partisë Socialiste, që do të mbahet të shtunën në orën 10: 00 në Pallatin e Kongreseve  do të përshëndetet nga ish-kryeministri britanik Tony Blair,  kryeministri italian Mateo Renzi dhe nga kryetari i grupit  social-demokrat në Parlamentin Europian, Hannes Svoboda.Ndërkohë pjesë e Kongresit të socialistëve do të jetë dhe lideri i të majtës europiane Gianni Pitella, i cili pritet të përmend në fjalën e tij dhe ish-liderin socialist Fatos Nano, si njeriu që e anëtarësoi Partinë Socialiste në   Internacionale.1500 delegatë janë ftuar të marrin pjesë në Kongresin e Partisë Socialiste  nga ku do të votojnë statutin e ri dhe  anëtarët e Asamblesë.Ndërkohë të dielën po në Pallat të Kongreseve hapen zgjedhjet për Forumin Rinor Eurosocialit, për strukturat dhe kryetarin.