“Sulmohet me armë banesa e ish-kandidatit demokrat për Bashkinë e Peqinit”
Banesa e ish-kandidatit të Partisë Demokratike për Bashkinë e Peqinit është qëlluar me armë dy ditë më parë.Lajmin e bën me dije deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi, sipas të cilit, ngjarja ka ndodhur në banesën e Albert Krecit në Pajovë.Boçi: Goditja duket se është bërë për arsye politike nga falanga të krimit që sot janë afër Edi Ramës dhe që kërkojnë më dhunë të kontrollojnë zona të cilat i quajnë te tyret, sipas ndarjes influente mafioze që i ka dhënë kapobanda në krye të qeverisë.Deputeti demokrat thotë se policia ka pasur ideoni për ngjarjen, por e ka fshehur atë duke e lënë në heshtje.Boçi: Nuk ka marrë asnjë iniciative për të hetuar ngjarjen. Me siguri nuk i ka dhënë leje krimi ta bëjë atë që ajo e ka detyrim. Vetëm pas kallëzimit të familjarëve, policia formalisht ka pranuar ngjarjen pas fakteve të pakundërshtueshme, por nuk ka ndërmarrë asnjë aksion për të gjetur autorët.[caption id="attachment_702283" align="alignnone" width="600"]
Foto e publikuar nga Boçi[/caption] /Ora News/