Kapet skafi me 700 kg drogë i nisur nga Shqipëria, pranga dy trafikantëve nga Vlora
Sekuestrohen rreth 700 kg drogë që po trafikohej nga Shqipëria në drejtim të Italisë.Lënda narkotike u sekuestrua në një gomone dhe arrestimi i dy skafistëve shqiptarë T.K 45-vjeç dhe D.Q 40-vjeç u krye pas një operacioni ndjekjeje për disa minuta në det të hapur.Operacioni u krye nga reparti ajro-detar i Policisë Finaciare të qytetit të Barit në bashkëpunim me grupin ajror detar të Tarantos dhe me qendrën e koordinimit lokal të operacionit Triton të Agjensisë Europiane FRONTEX.Dy shqiptarët e arrestuar mësohet se janë nga Vlora. Policia financiare italiane informon se lënda narkotike do të kapte në treg vlerën e 7 milionë eurove .Përvec lëndës narkotike në bordin e skafit janë gjetur disa bidona benzinë të nevojshme për të përballuar rrugën e vajtje-ardhjes nga Shqipëria drejt Italisë.Ndaj dy shqiptarëve të arrestuar është ekzekutuar urdhëri i arrestit për trafik ndërkombëtar droge si dhe për dhumin në normave të sigurisë detare./Ora News/