Trafikonin kokainë, arrestohen tre të rinj shqiptarë në Peskara

Operacioni "Pindaro" i policisë italiane të qytetit të Peskarës ka çuar në ekzekutimin e urdhër-arrestit ndaj tre shtetasve shqiptarë me akuzën e trafikut të drogës të tipit kokainë.Në pranga janë vënë Klejdi Abdyli 26 vjeç, Armando Mamutllari 31 vjeç dhe Jurgen  Sokoli 20 vjeç.Tre shqiptarët janë arrestuar në flagrancë ndërsa shkëmbenin mes tyre kokainën e tipit  mjaft e pastër, fshehur në një valixhe dhe trasportuar më pas në banesën e Klejdi Abdylit me anë të një motori të tipit Suzuki Gsxr1000 .Në banesën e Klejdi Abdylit policia italiane ka gjetur të fshehur në dollapin e rrobave në dhomën e gjumit rreth 1.1 kg kokainë si dhe 14 mijë euro cash.Trafikimi i kokainës nga shqiptarët kryhej pranë Qendrës Universitare të Peskarës,në afërsi të lokalit Mac'Donald.Shqiptari Armando Mamutllari ishte i njohur nga forcat e policisë italiane, ndërsa dy shqiptarët e tjerë rezultonin  deri më tani pa asnjë preçedent penal.