Prodhimet shiten pranë kontenierëve në Shkodër, AKU nuk vepron

Në qytetin e Shkodrës, tregtarët i shesin prodhimet e tyre në tregjet e rrugës mes ndotjes dhe fluksit të automjeteve. Pranë kontenierëve të mbetjeve janë improvizuar tezga duke mos plotësuar asnjë kriter higjene dhe standard sigurie. Pavarësisht se veprimatri të tilla janë lehtësisht të identifikueshme, institucionet e sigurisë ushqimore si AKU nuk ushtrojnë kompetencat ligjore, duke e lënë situatën të agravojë në këtë mënyrë.Pranë kontenierëve të plehrave, dhjetra tregëtarë shesin prodhimet dhe produktet e tyre në rrugë.Mes ndojtjes, mbetjeve dhe fluksit të lëvizjes së automjeteve, ky treg në Shkodër nuk garanton asnjë standard për konsumatorët.Perime, qumësht, shpendë shiten në të njëtin vend, në të vetmen hapësirë të sajuar të tregtarëve të ardhur kryesisht nga zonat rurale të Shkodrës.Edhe në këtë rast, konsumatorët blejnë produkte në rrugë, në qiell të hapur dhe jashtë kontrolleve të institucioneve që kanë përgjegjësinë të kontrollojnë gjendjen e tregjeve.AKU, drejtoria qëndrore dhe ajo rajonale nuk vepron për të ndryshuar situatën, duke lejuar tregtarët të shesin pa asnjë kusht higjeno-sanitar dhe konsumatorët janë të pambrojtur.