64% e arsimtarëve nevojë për përmirësim, më dobët Kukësi, Dibra dhe Vlora

64% e mësuesve në nivel kombëtar kanë nevojë për mësim dhe studime më të thelluara. Rezultati i një testimit realizuar nga Instituti i Zhvillimit të Arsimit tregon se rezultate të pakënaqëshme kanë mësuesit e arsimit profesional. Në nivel qarqesh, rezultate të ulëta ka patur Kukësi, Dibra, Vlora.Testimi i Institutit të Zhvillimit të Arsimit realizuar në 17.600 mësues evidenton se 64% e tyre kanë nevojë për përmirësim dhe 12% e tyre për studime më të thelluara.Rezultatet më të ulëta janë arritur në fushën e zhvillimit profesional, ku 35% e mësuesve në këtë profil kanë treguar rezultate të pakënaqëshme.Gerti Janaqi: Rreth 30.5% kanë nevoja imediate për tu përmirësuar dhe për trajnime të mëtejshme dhe niveli i shifrave për rezultatet me të ulëta është 4.96%.Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, tha se me këto të dhëna do të këtë një adresim më të saktë për nevojat që kanë mësuesit.Nikolla: Ky është një dokument nga i cili zhvillojmë të gjitha përgjegjësitë që na takojnë përpara 500 mijë nxënësve dhe prindërve të tyre, duke u thënë të vërtetat reale që mbajnë emrin e çdo mësues, shkollë, DAR/ZA. Por, ajo që është e rëndësishme, duke u angazhuar në kohë, me tregues të matshëm, për të përmirësuar situata që kanë nevojë për ndërhyrje emergjente e më pas për të ndërtuar një sistem permanent, bashkëkohor për kualifikimin e të gjithë mësuesve.Rezultate më të larta të mësuesve janë shënuar në shkollat e Beratit, Shkodrës, Korçës, Fierit, Tiranës. DAR-et me rezultate më të ulëta janë: Kukësi, Dibra dhe Vlora.