Transportuesit ankohen për taksat e peshës me Italinë, Haxhinasto premton zgjidhje
Transportuesit ankohen për taksën që i duhet të paguajnë në Itali për peshën e mallit, e cila varion nga 500 deri në 600 euro për kamion. Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, premtoi se janë të angazhuar maksimalisht për zgjidhjen e këtij problemi i cili u ngrit gjatë shpërndarjes së çertifikatave të aftësisë profesionale për menaxherët e transportit shqiptar, të njohura ndërkombëtarisht.Transportuesit shqiptarë kanë kërkuar që të gjendet një zgjidhje në lidhje me taksën që ata janë të detyruar të paguajnë për peshën e mallit dhe që varion nga 500-600 euro per kamion.Gjatë dorëzimit të çertifikatave të menaxherëve të transportit, të cilat tashmë do njihen ndërkombëtarisht, kreu i Shoqatës së Transporteve i bëri apel Ministrit të Transporteve që të gjendet sa më shpejt një zgjidhje për këtë taksë.Vetë kreu i Transporteve premtoi angazhim të palës shqiptare për të zgjidhur këtë problem.“Nga kjo shoqatë që e drejton ky 30% e popullit në Shqipëria ha bukë me ne, ne kërkojmë një ndihmë nga ana e juaj, na ndihmo me taksën e peshës se vdiqëm”.Haxhinasto: Kjo taksë është futur për tu hequr sepse duhet të veprojë Italia jo Shqipëria për këtë, ne nuk kërkojmë të marrim ndonjë veprim të caktuar dhe shpresojmë tashmë do të kalojë proçesi ligjor dhe kjo taksë do të hiqet.Ministri i Transporteve i është përgjigjur edhe interesit në lidhje me tenderin për Rrugën e Kombit, për të cilën u tregua më optimist.Haxhinasto: Urojmë që kompanitë ndërkombëtare që do të vinë do të angazhohen në këtë tender, të japin oferta të cilat ne ti gjykojmë si me interes publik.