Kylie Jenner, ja kur u takua për herë të parë me Tyga
Kylie Jenner postoi një video në Spanchat ku zbuloi dhe takimin e saj të parë me Tyga, por që në atë kohë asnjëri nuk pati ndjenja për tjetrin. Kylie ishte vetëm 14-vjeç, dhe kontaktoi e para Tyga për ta ftuar në ditëlindjen e 16-të të motrës së saj të madhe Kendall, tani 20. Sipas Kylie, Tyga gjithnjë ka qenë një nga këngëtarët e preferuar të Kendall, dhe ishte Tyga emri që zgjodhi Kylie të këndonte në festën madhështore.Patjetër që festa e Kendall ishte një nga më të bukurat që është organizuar ndonjëherë dhe Tyga dhe kontributin e tij. Megjithatë gjatë asaj kohe nuk kishte lindur asnjë ndjenjë mes Tyga dhe Kylie, kjo për disa arsye. Fillimisht sepse Tyga ishte ende i dashuri i Blac Chyna, dhe kjo e fundit ishte ende mikja e Kim Kardashian, motrës së Kylie.Një vit pas ditëlindjes së Kendall, erdhi në jetë dhe djali i Tyga, i cili tani është miqësuar mjaftueshëm me të dashurën e re të babait të tij. Kanë kaluar thuajse dy vite që nga moemtni kur Kylie dhe Tyga nisën lidhjen, por gjithçka u bë publike pasi ajo mbushi 18-vjeç.
