Shokuese, tifozët e Sparta Praga urinojnë mbi një lypës në rrugët e Romës

Publikohet një video shokuese, e cila mësohet se është filmuar nga një turist spanjoll në Romë, ku shfaqet një tifoz çek i skuadrës Spartak Praga i cili urinon mbi kurrrizin e një lypësi.Ngjarja ka ndodhur pak orë para se në stadiumin Olimpik të Romës të luhet ndeshja e futbollit Lacio-Sparta Praga në afërsi të Kështjellës Sant'Angelo, një prej Monumenteve më të bukura e të rëndësishme të kryeqytetit italian.Turisti spanjoll ia ka dorëzuar videon e filmuar të përditshmes spanjolle El Pais online, e cila e ka publikuar menjëherë, duke e krahasur me një episod të ngjashëm të kryer në Madrid nga tifozët e PSV Eindhoven, të cilët në këtë rast i kërkonin lupsarëve të mblidhnin monedhat në gjunjë, apo të kërcenin për ta.