Idrizi pret Ambasadorin e Kuvajtit, angazhim për bashkëpunim mes dy vendeve

Zëvendëskryetari i Kuvendit, Shpëtim Idrizi, priti sot Ambasadorin e Kuvajtit Fayez Mishari AlJassim.Gjatë takimit, Idrizi dhe Ambasadori i Kuvajtit theksuan marrëdhëniet e shkëlqyera historike mes dy vendeve dhe bashkëpunimin në fushën e ekonomisë, bujqësisë, arsimit, infrastrukturës, mbështetjen e pakursyer për shtesat në nevojë.Nga ana e tij,  Idrizi shprehu angazhimin për ngritjen e urave të reja lidhëse për bashkëpunime të tjera të suksesshme mes Shqipërisë dhe Kuvajtit.