Avramopoulos: Mbështetje financiare e politike nëse refugjatët vijnë në Shqipëri
Shqipëria do të ketë mbështetjen e BE-së, nëse do të përballet me një valë refugjatësh sirianë.Kështu u shpreh për gazetarët Komisioneri Europian i Emigrimit, Dimitris Avramopulos.Pa dashur të japë shume detaje Avramopulos tha se mbështetja e BE-së do të jetë politike dhe financiare.Dimitris Avramopulos: Tani Shqipëria është më e përgatitur ta trajtojë këtë çështje, gjithmonë nëse kjo ndodh, ju thashë që nuk kemi indicie që fluksi i emigrantëve po vjen drejt Shqipërisë, por nëse vjen Shqipëria do jetë e përgatitur. Por çdo kërkesë që do vijë nga Shqipëria, reagimi ynë do të jetë pozitiv. Është një krizë humanitare dhe nuk duam të lejojmë të shkojë në një katastrofë humanitare. Në rast se ndodh, Shqipëria nuk do të jetë e papërgatitur se ne do të jemi këtu për të ndihmuar gjithnjë në rast se ndodh një gjë e tillë, se nuk mund të përjashtojmë asgjë.Avramopulos e bëri këtë deklaratë pas takimit që zhvilloi me Ministrin e Brendshëm, Sajmir Tahiri.Duke vlerësuar reformat e bëra ne policine e shtetit, Komisioneri europian kërkoi nga Shqipëria që të bëjë më shumë për të ulur emigrimin e shqiptarëve të parregullt.Dimitris Avramopulos: Të propozojmë që Shqipëria të njiihet si vendi sigurt në listen e vendeve të origjinës. Shqipëria duhet të bëjë më shumë që të ulë emigrimin e shqiptarëve të parregullt. Për këtë duhet të ndërmerren masa si mbrojtja e kufijve dhe shkëmbimi informacionit me shtetet e tjera.Ndërsa Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, u shpreh se Shqipëria është e gatshme të ofrojë ndihmën e saj humanitare nëse do të përballet me një fluks të tillë, por sipas tij kjo duhet të shkoje paralelisht me një plan të përbashkët evropian.Sajmir Tahiri: Shqipëria është e gatshme të bëjë detyrat e saj, vendi ynë është i gatshëm të mbajë përgjegjësit e veta, e konceptuar kjo si një përpjekje e vendit tonë në kuadër të një plani evropian. Jemi të gatshëm të kontribuojmë krah vendeve të be, pavarësisht se kush është anëtar apo jo ne mund t'ia dalim të përballemi me një emergjencë të tillë.Duhet më shumë koordinim mes nesh duke pasur parasysh hapat e këtij procesi nga shkëmbimi i informacionit me vendet e rajonit e BE, deri tek pasja e strukturave solide për pritjen paraprake. Edhe kjo e konceptuar si një përpjekje e përbashkët e Shqipërisë me vendet e BE.Konferenca pati interesimin e lartë të medias, gjë që u vu re edhe nga Komisioneri europian, i cili e nisi fjalën e tij me një batutë, duke dashur të dijë numrin e televizioneve në Shqipëri.Dimitris Avramopulos: Sa kanale televizive ka në Shqipëri? Nuk e kam parë këtë spektakël kurrë më parë sado që kam udhëtuar në Europë.Kjo është shprehej e demokracisë. Duhet mbajtur kjo vlerë kaq e madhe dhe duhet ruajtur.Më herët Avramopulos zhvilloi takime me Presidentin Bujar Nishani, kryeministrin Edi Rama dhe Ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati.Zyrat e shtypit kanë njoftuar se edhe në këto takime tema e bisedimeve kanë qenë çështja e refugjatëve.Gjatë takimit në Presidencë mesohet se Kreu i Shtetit ka deklaruar se çështja e duhet të ketë zgjidhje burimore, por Shqipëria nuk do të përjashtohet nga angazhimi i saj.Ndërsa kryministri Rama e ka siguruar zyrtarin e lartë të Brukselit se Shqipëria do t'i qëndrojë besnike vlerave europiane, angazhimeve të ndërmarra për të qenë pjesë e një zgjidhjeje të përbashkët europiane kundrejt krizës së refugjatëve.Pjesë nga konferenca e përbashkët për shtyp mes Tahirit dhe AvramopoulosAvramopoulos: Vlerësoj Shqipërinë, punën që ka bërë Shqipëria në trajtimin e kësaj krize që kemi ne për refugjatët, në kuadër të takimeve që kemi pasur përsa i përket asaj që ne e quajmë “Rruga e Ballkanit Perëndimor për migrimin”. Siç e dini edhe ju Europa tani përballet me një situatë të paprecedentë. Në fillim Europa nuk ishte e mirëpërgatitur. As shtetet anëtare nuk ishin të mirëpërgatitura për t’u përballuar me një situatë kaq komplekse dhe të vështirë. Ne ende në fakt nuk i dimë se cilat do të jenë pasojat e vërteta në rajonin më të gjerë atë që ne e quajmë “rajonin e fqinjësisë së mirë”.Por dëshiroj që të them tani qartë që Shqipëria nuk gjendet vetëm në trajtimin e kësaj çështjeje, natyrisht në rast se do të ketë një situatë. Më lejoni pra të jem shumë i qartë në këtë çështje. Më lejoni të jem tejet i qartë duke thënë që deri tani nuk ka indicie që Shqipëria të jetë ndikuar nga p.sh. flukse të papritura të migrantëve, por ama ne duhet të jemi të gjithë të përgatitur për çfarëdolloj eventualiteti. Ndaj Komisioni së bashku me FRONTEX po e monitorojnë situatën gjatë gjithë kohës në mënyrë konstante në terren. Prandaj unë kam mirëpritur lajmin që ka pasur të bëjë me përgatitjen e një plani emergjence nga ana e Qeverisë Shqiptare sesi mund të trajtohet një fluks i mundshëm i emigrantëve dhe i refugjatëve. Nuk ka nevojë as të thuhet, por sigurisht që Komisioni Europian do të japë të gjithë mbështetjen e vetë të nevojshme, në rast se ajo do të kërkohet.Ndërkohë Komisioni Europian po i jep mbështetje Shqipërisë në mënyra të ndryshme me anë të instrumenteve të ndryshme. Po ashtu komisioni ka propozuar që Shqipëria të njihet si një vend i sigurt origjine. Ky propozim bëhet për listën e vendeve europiane që janë të sigurta në listën e vendeve të sigurta. Megjithatë Shqipëria duhet të bëjë më shumë që të ulë numrin e emigrantëve shqiptarë të parregullt. Për këtë do të ndërmerren një sërë masash, p.sh mbrojtja efikase e kufirit dhe shkëmbim informacioni ndërmjet shteteve anëtare. Masat të tilla edhe si: ndjekja penale, ose kafja (bakshishi) i lehtësueseve të këtij emigracioni që mund të jenë kompani të ndryshme udhëtimi apo transporti. Po ashtu në mënyrë që të bëhet një fushatë efikase përsa i përket se çfarë do të thotë udhëtimi pa viza në Bashkimin Europian.Ne duhet që të forcojmë bashkëpunimin tonë në mënyrë që të luftojmë krimin e organizuar dhe terrorizmin. Për shembull ne duhet të punojmë më ngushtë me njëri-tjetrin për të luftuar trafikimin e armëve në Europë, kjo në kuadër të një plani veprimi të Komisionit Europian i cili u miratua dhjetorin e vitit 2015.Ne po ashtu duhet të bashkëpunojmë në kuadrin e iniciativave të ndryshme kundër terrorizmit për Ballkanin Perëndimor, në mënyrë që të parandalojmë radikalizimin, të luftojmë aktivitetet terroriste dhe të trajtojmë edhe çështje që kanë të bëjnë me finalizimin e terrorizmit. Unë dëshiroj të theksoj, por edhe të përgëzoj për punë vërtet mbresëlënëse që është bërë në reformimin e policisë. Dhe rezultatet janë të dukshme, të qarta. Për të gjithë. Në luftën kundër drogës dhe veçanërisht kundër korrupsionit në radhët e Policisë.Tahiri: Shqipëria e gatshme të përballoje emigrantetTahiri: Pas vizitës në Bruksel dhe pas ftesës që i bëmë mikut tim dhe mikut të Shqipërisë, Avramopoulos patëm fatim ta kemi këtu për të diskutuar për cështje që janë platforma e diskutimit mes Shqipërisë dhe BE. Afirmuam të ardhmen europiane të Shqipërisë.Patëm pikëpamje për reformat e qeverisë që tregojnë vendosmërinë për të ndërmarrë hapa shtetformues për drejtësinë, krimit të organizuar, luftës kundër narkotikëve dhe krijimit të një mjedisi më të sigurt për Shqipërinë dhe për vendet e rajonit.Shkëmbyem ide dhe iniciativa sa i takon bashëkpunimit me institucione të vecanta si Europol, për ta bërë rajonin më të sigurtë dhe për të pasur një ndihmë për kapacitetet dhe burimet njerëzore në polici.Afirmuam sukseset për hetimet e përbashkëta në luftën kundër terrorizmit si një priporitet i Shqipërisë.Diskutuam për emigrantët e cila është një shqetësim dhe një emergjencë humanitare që i bën thirrje vlerave tonë dhe solidaritetit mes popujve në raste të tilla.Shqipëria është e gatshme të bëjë detyrat dhe të mbaje përgjegjësitë e veta, si një përpjekej në kuadër të një plani europian. Jemi të gatshëm të kontribuojmë, të gjithë bashkë nën flamurin europian, ne mund tia dalim të përballemi me një emergjence të tillë.Duhet më shumë koordinim mes nesh, duke pasur parasysh të gjitha hapat e këtij procesi.I shpreha shqetësimin për domosdoshëmirnë për të ecur përpara me një plan të përbashkët për të mos përsëritur skenare që kemi parë me vendet e tjera. Ne duhet të veprojmë shpejt në mënyrë që cdo veprim të jetë i koordinuar dhe për cdo situatë me fluksin e refugjatëve.Kjo është një çështje europaine që Shqipëria nuk është vetëm dhe nuk do jetë vetëm.