Forcat Ajrore Britanike spektakël në qiellin e Tiranës

11 avionët e “Red Arrows” kanë realizuar spektakël në qiellin e Tiranës. Forcat Ajrore Britanike “ BAE Systems Hawk” në një parakalim mbi bulevardin "Dëshmorët e Kombit"ku të pranishëm ishin qytetarë të shumtë.Për të parë nga afër spektaklin ishte edhe kryetari i Bashkisë, Erjon Veliaj.Aktiviteti u organizua nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në vendin tonë në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes dhe Bashkinë e Tiranës.Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli organizoi një pritje për pjestarët kësaj skuadriljeje.Në fjalën e saj Ministrja Kodheli  theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe shprehu domosdoshmërinë për rritjen dhe forcimin e këtij partneriteti.Kodheli: Shpresoj që ky bashkëpunim të forcohet edhe më tej. Ne kemi shumë projekte për t'u zbatuar, siç mund të jetë Biza.Dua tju bej me dije se se shpejti se do të rihapim zyrën e atasheut ushtarak në Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë.Forca Ajrore Shqiptare organizoi një "ditë të hapur" në sheshin "Nënë Tereza" ku ekspozoi për qytetarët dy nga helikopterët e saj më të rinj.Shfaqja e të ashtuquajturave "shigjeta të kuqe" është pjesë e stërvitjes së përvitshme që kjo njësi kryen jashtë Britanisë së Madhe.avionettt avionet 1 avionet 3avionet red arrows12722717_10153678459965186_383079853_o