Qentë e rrugës shëtisin lirshëm nëpër rrugët e Beratit turistik
Në qytetin e Beratit, qentë janë kthyer në makthin e banorëve, të cilët nuk mund të dalin lirshëm në rrugë. Qentë endacakë përveç rrezikut nga kafshimet janë dhe potencial sëmundjes infektive si leshmanjoza, ndërkohë që qyteti i Beratit çdo ditë pret një numër të konsiderueshëm vizitorësh vendas e të huaj.Berat-Në qytetin e Beratit, enden lirshëm në rrugë qentë endacakë, të rrezikshëm për përhapjen e sëmundjeve, pasi janë të pavaksinuar. Zonë e mbrojtur e UNESCO-s, Berati është një nga qytetet më të frekuentuar nga turistët, vendas apo të huaj.Por qentë janë shqetësim sidomos për qytetarët të cilët bashkë më fëmijët kalojnë kohë të konsiderueshme në lulishtet e Beratit.Institucionet përgjegjëse në Berat, i tremben reagimeve të shoqatave në mbrojtje të kafshëve dhe nuk shprehen në lidhje me këtë problem.Dy vjet më parë Zyra e Shërbimit Veterinar në bashkinë e Beratit mori vendimin për të eleminuar fizikisht një numër të konsiderueshëm qenësh që endeshin nëpër rrugët e qytetit, cka solli reagime kundërshtuese ndaj këtij veprimi./Oranews.tv/