Refugjatët sirianë, Kryebashkiaku i Kukësit: T'i mirëpresim si kosovarët

Kryebashkiaku i Kukësit Bashkim Shehu deklaron se Shqipëria duhet të tregohet solidare me refugjatët sirianë, të cilët thotë se duhen ndihmuar  njësoj si kosovarët gjatë Luftës në vitin 1999.Bashkim Shehu, Kreu i bashkisë Kukës:  Kukësi ka qenë kandidat për çmimin Nobel për mikëpritjen e 1999. Edhe këtu kam një farë qëndrimi politik që ne si shoqëri shqiptare të jemi më të hapur ndaj emigrantëve. Por do të doja të isha pjesëtari i një shteti që kontribuan në këtë situatë, pasi vij nga një qytet që ka pritur për 24 orë 600 mijë të ardhur nga Kosova.Edhe qytetarët Kuksianë thonë se emigrantët Sirianë do i mirëprisnin njësoj sic u sollën me shtetasit kosovarë.Rreth 200 refugjatë sirianë ndodhen ne Konicë, zonë rreth 40 km nga kufiri shqiptar, nga ku në pamundësi për të udhëtuar nga Maqedonia, janë në pritje të një tjetër mundësie rrugëtimi drejt Gjermanisë./Oranews.tv/