Zgjatimi i bulevardit, banorët në protestë, tentojnë të ngujohen në çadër

Banorët pranë ish-stacionit të Trenit, banesat e së cilëve preken nga ndërtimi i Bulevardit të Tiranës kanë protestuar për të penguar punimet për këtë ndërhyrje në inftrastrukturë. Banorët fillimisht shembën rrethimin e kantierit të ndërtimit pa ndeshur me rezistencën e uniformave blu.Në mbështjet të tyre, deputetë dhe përfaqësues demokratë, këshillarë të djathtë i bënë thirrje bashkisë dhe qeverisë të nisin bisedimet  me banorët dhe të mos grabisin pronën e tyre.Olli: Banorët janë pro projektit, po kundër grabitjes me dhunë. Shteti i së drejtës ka rënë ka hyrë në fuqi diktatura. Rama  dhe Veliaj i mashtruan banorët me premtime dhe sot i tradhtuan.  Banorët tentuan të ngrinin çadrën për t'u ngujuar në kaniterin e ndërtimit, por pas vendosjes së fadromave banorët janë shpërndarë dhe vendosën sërisht protesta në ditët e ardhshme.Nga ana e saj bashkia e Tiranës si mundësi strehimi brenda kompetencave ofron bonueset për të paguar një përqindje të qerasë, por kjo kundërshtohet nga banorët të cilët kërkojnë zgjidhje afatgjatë. protesta 1 protesta 2 protestaPROTESTAAAA shqiponjat