Basha nga SHBA: Ndryshimet kushtetuese e legjislative të bëhen në të njëjtën kohë
Në takminin me Ndihmës/sekretaren amerikane të Shtetit, Viktoria Nuland, kryetari i opozitës Lulzim Basha, ka publikuar planin e opozitës për reformën në drejtësi, çka në rastin më të mirë mund të sjellë shtyerjen me disa muaj të miratimit të saj. Basha propozon që miratimi i ndryshimeve kushtetuese dhe atyre legjislative të bëhet si një paketë e tërë dhe jo veç e veç, kjo sipas tij për shkak se kryeministri Rama në 3 vite ka zhbërë ligje të miratuara me konensus të plotë.Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, bëri publik planin e opozitës për reformën në drejtësi, të cilin e ka konsultuar me Ndihmës/Sekretaren e Shtetit, Viktoria Nuland, që është edhe niveli më i lartë në axhendën e takimeve në Uashington.Miratimi i Byrosë Kombëtare të Hetimit sipas tij duhet të jetë pika e parë e reformës, që siç argumentoj me tej te pasohet nga pjesa tjetër e amendamenteve kushtetuese dhe të gjitha sëbashku të miratohen në Parlament, shoqëruar me ligjet përkatëse.Basha: Miratimi i ndryshimeve kushtetuese dhe atyre legjislative duhet të behet si një paketë e tërë dhe jo veç e veç. Dhe së dyti, prioritet duhet të ketë lufta kundër korrupsionit për të cilën Byroja Kombëtare e Hetimit duhet të luaj një rol të veçantë dhe kjo është arsyeja pse ne propozojmë dhe mbështesim hapat e menjëhershëm për vënien në jetë të këtij projekti, në mënyrë që hetimi i korrupsionit në nivele të larta të nisë pa asnjë vonesë.”Ky plan i artikuluar për herë të parë nga Lulzim Basha, shtyn me disa muaj reformën në drejtësi, pasi janë rreth 40 ligje që duhet të ndryshohen në kuadër të paketës kushtetuese.Demokratët në njoftimin e shpërndarë për mediat, nuk bëjnë me dije se cili ka qenë qëndrimi i amerikanëve mbi këtë propozim.Pjesë e diskutimit me zyrtaren e lartë amerikane ka qenë edhe paralajmërimi i kryeministrit Rama për zgjedhje të parakohshme nëse reforma nuk miratohet.Lulzim Basha është dakort për zgjedhje të parakohshme, por ai i qëndron vendimit të tij politik se më parë duhet një qeveri teknike që të garantojë proçes të rregullt.Basha: Parakusht për këtë është zbatimi i ligjit të dekriminalizimit, reforma zgjedhore dhe një qeveri teknike që të ketë besimin e shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve që nuk do ti vjedhë më siç bënë para 8 muajsh.Në prononcimin e dhenë për mediat pas takimit me Ndihmës/sekretaren amerikane të Shtetit Viktoria Nuland, Lulzim Basha thotë se Shtetet e Bashkuara përveçse po monitorojnë proçesin e reformës në drejtësi dhe zbatimin e ligjit të dekriminalizimit, i kanë dhënë garanci se do të ndihmojnë Shqipërinë për zgjedhje të lira e të ndershme, pengesë për të cilat kreu i opozitës tregon si përgjegjës kryeministrin Edi Rama.