Ambasada e Francës letër autoriteteve shqiptare për lirimin e Konjarit: Shpenzuam miliona euro për hetimin e krimeve të tij
Ambasada franceze në Tiranë i dërgon një letër autoriteteve më të larta shtetërore ku ngre alarmin për lirimin nga gjykata të Domart Konjarit, i njohur ndryshe edhe si një nga pjesëtarët e ish-bandës së “Rrugës Bardhyl” në Tiranë.Në letër thuhej se Franca ka shpenzuar miliona euro për hetimin e Konjarit ndërkohë që Shqipëria nuk ka respektuar Konventën Evropiane për ndihmë të ndërsjellët gjyqësore në fushën penale.Lirimi i Domart Konjarit nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ka shkaktuar reagime të forta jo vetëm në Shqipëri por edhe në zyrat diplomatike.Letra është firmosur nga ambasadori i Francës në Tiranë, Bernard Fitoussi, i cili ia dërgon autoriteteve më të larta të drejtësisë në vendi tonë.Në letër ngrihet shqetësimi kryesor për vendimin e Gjykatës së Apelit më 14 mars për heqjen e masës së arrestit me burg për Konjarin. Ambasadori Fitosussi e kundërshton lirimin e tij, pasi Konjari është i dënuar në Francë për vepra të rënda penale.“Domart Konjari është dënuar në mungesë më 13 nëntor 2015, nga Gjykata e shkallës së parë e Rennes të Francës me 10 vjet burg, nga të cilat nuk mund të bëjë më pak se gjashtë vite burg, me ndalim të përhershëm në territorin francez, dhe me një gjobë prej 2,6 milionë eurosh.”- thuhet në letrën e ambasadorit Fitoussi.Për të provuar këtë, ambasada franceze thekson se, pas arrestimit të Konjarit në nëntor të vitit të kaluar, në Shqipëri ka mbërritur një dokument prej 34 faqesh që janë produkt i një hetimi të imtësishëm të autoriteteve franceze që prej vitit 2011.Ndër akuzat që rëndojnë mbi Konjarin dhe që përmenden në letrën e ambasadorit janë: import, mbajtje, transport, tregëtim i drogës, krijim i një grupi kriminal, dhe pastrim parash nga trafiku i drogës.“Ai është i njohur si drejtues i një rrjeti ndërkombëtar trafiku kokaine, aktiv në më shumë se gjashtë vende, rrjet ku janë të përfshirë dyzetë e pesë persona nga pesë vende të ndryshme, mes të cilëve edhe Francezë”, thuhet më tej në letrën diplomatike të cituar nga Boldnews.alBoldnews.al mëson se letra zyrtare ka mbërritur në adresë të Presidentit të Republikës Bujar Nishani, Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe Ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani. Ndërkohë që në dijeni të letrës janë edhe kryeministri Edi Rama bashkë me ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri./Ora News/