Vritet me sende të forta në kokë 54-vjeçari, dyshohet për krim në familje
Një 54 vjeçar nga fshati Shkallë i Shijakut është gjetur i vrarë me sende të forta pranë banesës së tij. Mirash Djaloshi babai i 3 fëmijëve u gjet i pajetë pak metra larg shtëpisë dhe sipas policisë është goditur me çekiç në pjesën e pasme të kokës.Trupi i pajetë mësohet se është gjetur nga një prej fqinjve dhe dy kushërinj të parë të cilët më pas lajmëruan policinë. Sipas tyre, viktima prej të paktën një dekade mbante postin e kryeplakut të fshatit dhe nuk ka pasur konflikte në fshat.Ndërkohë policia e Shijakut në bashkëpunim me Sektorin për Krime të Rënda pranë Drejtorisë së Policisë së Durresit po hetojnë për të zbardhur ngjarjen.Nga të dhënat paraprake dyshohet se kemi të bëjmë me krim brenda familjes, pasi kryefamiljari ka debatuar me pjesëtare te familjes gjatë orëve të mbrëmjes të cilët janë shoqëruar.Njoftimi i policise"Më datë 18.03.2016, në orët e para të mëngjesit, në fshatin Shkallë, Manëz, në oborrin e banesës së tij, është gjetur i vdekur nga familjarët, i goditur me sende të forta në kokë,shtetasi: M.D. 54 vjeç", informon policia e Durrësit. /Oranews.tv/