Veliaj: Zgjedh të ndërtoj çerdhe sesa të paguaj një lojtar 170 mijë € për 7 minuta lojë

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar në lidhje me krizën e Klubit Tirana. Veliaj tha se i ka kërkuar mazhorancës aksionere që të mblidhet dhe të bëjnë një bilanc si shpenzohen paratë.Duke bërë një krahasim nëse do të paguante një lojtar për 7 minuta lojë, Veliaj tha se do të zgjedhë të ndërtojë çerdhe dhe shkolla.Erion Veliaj: Fanela e Tiranës është një çështje që është duke u diskutuar. I kam kërkuar mazhorancës së aksionerëve që të bëjë një mbledhje të aksionerëve. Unë nuk e kam për herë të parë që drejtoj kompani publike. Ata që e kanë shumicën duhet të thërrasin pakicën që është bashkia e Tiranës, të bëjmë një takim të aksionerëve, të bëjmë një bilanc sesi shpenzohen paratë. Ne nuk mund të bëjmë blerje të çmendura, duhet t’i shtrijmë këmbët sa e kemi jorganin. Nëse ju më thoni mos bëj një çerdhe ose një kopësht për të paguar një luajtur 7 minuta në 130 mijë euro më shumë sesa Ronaldon unë gjithmonë do zgjedh të bëjë shkolla e shkolla sesa lojtarë që s’janë fare në Shqipëri. Në këtë sens, të gjitha këto duan më pak histeri, me shumë pjekuri dhe vendime të mira.