Veliaj uron si Superman: Sfiduam momente të vështira, koha të festojmë
Qytetarë të shumtë në kryeqytet i janë bashkuar aktiviteteve të organizuara nga Bashkia e Tiranës. Koncertet, aktivitetet artistike dhe panairet sollën një atmosferë festive në kryeqytet. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka takuar qytetarët dhe ka vizituar stendat, ndërsa atmosfera u duk se ishte me ndjellëse për të vegjëlit.Aktivitete të shumta artistike, muzikë, kënde sportive, panaire. Me këtë atmosferë e priti Tirana ardhjen e pranverës.Bulevardi "Dëshmorët e Kombit" veshi dekorin me lule, ndërsa aktivitetet kulturore ofruan momente argëtimi për të gjitha grupmoshat.Në këtë ditë nuk mund të mungonin ballokumet, simbolika e ditës së verës.Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, vizitoi stendat, përcolli urimet për qytetarët dhe nuk hezitoi ti kushtonte kohë gjithësecilit.Veliaj: Kemi kaluar situata me stres për qytetin, por gjërat po shkojnë në drejtimin e duhur. Sot kemi shumë aktivitete për çdo grupmoshë, kemi aktivitete për fëmijët që janë pjesa më e rëndësishme.Veliaj zgjodhi të vishte një bluzë me imazhin e një prej personazheve më të dashura për fëmijë, Supermenit, dhe për këtë e ka një shpjegim.Veliaj: Sot e kemi orientuar të gjithë ditën drejt fëmijëve dhe në garderobën time përveç kostumeve të mërzitshme ishte e vetmja gjë që ishte më fëminore.Edhe zona e Parkut të Liqenit, pati një mori aktivitetesh artistiko-kulturore dhe sportive.Një atmosferë të veçantë festive solli dhe koncerti muzikor i organizuar nga Vodafone Albania, duke ngjitur në skenë emrat më të preferuar të muzikës shqiptare.Në të luajtën muzikë dhe DJ më të preferuar të momentit, duke sjellë momente argëtuese të të rinjve.
