Policia e Durrësit ka vënë nën arrest tre prej katër personave që u përfshinë dje në konflikt me armë zjarri dhe mjete të forta.Në pranga kanë përfunduar:
- Ervin Qerimi 31 vjeç, banues në Durrës;
- Eluert Hoxha 31 vjeç, banues në Durrës;
- Elvis Kurti 37 vjeç, banues Durrës.
Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë ditës së djeshme (12.03.2016), në lagjen Nr.11 të qytetit pas një konfliki çasti, në një dyqan shitje kafesh, shtetasit Ervin Qerimi dhe Eluert Hoxha janë konfliktuar me shtetasit Elvis Kurti dhe Bekim Gjoka.Për pasojë ka mbetur i plagosur me armë zjarri Elvis Kurti. Aksidentalisht me armë është plagosur në këmbë dhe Eluert Hoxha, ndërsa Ervin Qerimi është plagosur me thikë.Policia ka shpallur në krkim dhe po punon për kapjen e Bekim Gjokës 36 vjeç, banues në Durrës.Në vendngjarje, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provave materiale:
- një këmishë predhe;
- tre aparate telefoni celular.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprat penale: “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë”dhe ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”në ngarkim të shtetasve Ervin Qerimi dhe Eluert Hoxha.“Plagosja e rëndë me dashje” në ngarkim të shtetasve Elvis Kurti dhe Bekim Gjoka.