Në 2015, janë evidentuar mbi 90.000 të mitur të pashoqëruar
Në një raport të Avokatit të Popullit për vitin 2015, janë evidentuar mbi 90.000 të mitur të pashoqëruar nga familja në valën e lëvizjeve të emigrantëve dhe këta të mitur janë të ekspozuar ndaj risqeve të shtuara për shëndetin, dhunimin, shfrytëzimin dhe trafikimin.Avokati i Popullit Igli Totozani me homologët e tij në konferencën Konferencës së 9-të të organizatës së obdusmandëve të mbajtur në Valeta të Maltës u shprehën për krijimin e "Pikave Blu", si qendra të suportit për fëmijët dhe familjet refugjatë, një iniciativë e përbashkët mes UNHCR dhe UNICEF.Konferenca bëri thirrje për zbatimin e instrumentave ndërkombëtarë për të drejtat e njeriut dhe në mënyrë të veçantë për të drejtat e refugjatëve, me përparësi të Konventës së Gjenevës për statusin e refugjatëve.Igli Totozani, është rizgjidhet për një mandat tre-vjeçar, President i Organizatës së Ombudsmanëve të Mesdheut me vota unanime./Oranews.tv/