Gjyshja që kërceu me Obamën feston 107 vjetorin

Virginia McLaurin, njohur ndryshe si gjyshja Virginia, është shndërruar në një sensacion në rrjetet sociale në internet, pasi mbushi plot 107 vjeçe dhe ka festuar më së miri ditëlindjen e saj.Ajo është nderuar me medaljen e Nderit nga presidenti i SHBA-ve Barack Obama, për vitet e saj të punës si vullnetare.Një mobilieri në Uashington, i ka dhuruar zonjës McLaurin mobilje të reja për dhomën e saj të gjumit në përvjetorin e 107.McLaurin ka punuar për vite si vullnetare në programin e të moshuarve Foster."Energjia e saj por mbi të gjitha angazhimi, përkushtimi. Zakonisht të moshuarit, kur arrijnë një moshë të caktuar, zakonisht e ngadalësojnë ritmin. Por jo Virginia" tha drejtuesja e projektit, Cheryl Christmas.Video e publikuar një muaj më parë në Shtëpinë e Bardhë dhe të Virginias teksa kërcente me presidentin Obama shkaktoi sensacion në internet.Vetë gjyshja tha se kishte vite që e ëndërronte vizitën në Shtëpinë e Bardhe e jo më kërcimin me presidentin Obama."Mendoja se nuk do të jetoja kurrë kaq gjatë sa të shihja Shtëpinë e Bardhë" i tha ajo çiftit Obama."Jam shumë e lumtur. Një president me ngjyrë, gruaja e tij me ngjyrë dhe unë jam këtu për të festuar historinë e njerzve me ngjyrë" tha ajo./Oranews.tv/