Tre të plagosur në një sherr mes të rinjsh në Durrës

Zbardhet plagosja e ndodhur mesditën e 12 Marsit 2016 në një dyqan kafeje në lagjen nr 11 në Durrës.Mësohet se 4 të rinj janë përfshirë në një konflikt të çastit  nga të cilët 3 prej tyre janë plagosur. Elvis Kurti është plagosur me armë zjarr;  Ervin Qerimi dhe Eloert Hoxha, janë plagosur me thikë.Bashkë kanë qenë dy vëllezërit Eloert Hoxha me Elton Hoxhën dhe Ervin Qerimin ndërsa në anën tjetër ka qenë Elvis Kurti. Ata kanë shkuar për të sqaruar një konflikt që kishte lindur 4 ditë më parë.Tre të plagosurit ndodhen në spital dhe do të merren në pyetje në lidhje me rrethanat e ngjarjes ndërsa njëri është shoqëruar në polici për të zbardhur dhe çfarë ka ndodhur.Policia thotë se shtetasit Elton dhe Eloert Hoxha janë edhe persona me preçedentë penalë të mëparshëm.  Të plagosurit ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve por janë jashtë rrezikut/Oranews.tv/