Sulm me molotov ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës

Janë sulmuar me bomba molotov zyrat e Presidencës në Kosovë, të cilat ndodhen brenda selisë së Kuvendit  në Prishtinë. Nuk ka të lënduar nga ngjarja dhe autorët janë larguar duke u shpëtuar autoriteteve. Sulmi është dënuar nga qeveria e Kosovës, kreu i Kuvendit Veseli dhe Partia Demokratike, të cilat shprehen se ka për qëllim të dëmtojë imazhin dhe rendin kushtetues në Kosovë.Në orën katër të mëngjesit të së shtunës, persona të maskuar kanë sulmuar më bomba molotov zyrat e Presidencës në Kosovë.Lajmi u konfirmua nga policia vendase, e cila tha se personat e  dyshuar, ende të paidentifikuar kanë pasur për qëllim djegien e zyrave presidenciale, të cilat ndodhen në ndërtesën e Kuvendit në Prishtinë.Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policore dhe njesitë hetimore, por nuk kanë arritur të ndalojnë të dyshuarit.Sipas policisë, personat e dyshuar pas hedhjes së molotovit dyshohet se janë larguar në drejtim të rrugës “Agim Ramadani” me një makinë ngjyrë të bardhë.Nuk ka persona të lënduar nga ngjarja dhe  sipas informacioneve, zyra i përket stafit të Presidentet Atifete Jahjaga.Qeveria e Kosovës ka denuar ashpër sulmin ndaj institucioneve, duke e konsideruar të rrezikshëm për rendin kushtetues."Ky akt kriminal, i drejtuar kundër institucioneve të Kosovës, është vazhdimësi e sulmeve me bomba molotov mbi Policinë, ndërtesën e Qeverisë, djegies së makinave zyrtare dhe private, si dhe ndaj shtëpisë dhe familjes se Kryeministrit, përgjegjësit e të cilave jo që nuk u ndriçuan dhe nuk u vunë para ligjit, por nuk kishte as reagime publike", thuhet në reagimin e Qeverisë.Ndërkohë kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, tha se sulmi ka për qëllim të dëmtojë imazhin e vendit.Sulmi u dënua edhe nga Partia Demokratike e Kosovës, e cila tha se ngjarja ka qëllim përhapjen e panikut dhe destabilitetit të vend./Oranews.tv/