Trump anulon fushatën, shkak protestat e dhunshme

Kryesuesi i garës brenda kampit republikan, Donald Trump, është detyruar të anullojë fushatën e tij elektorale të parashikuar për të premten mbrëma në Chicago për arsye sigurie, pas protestave të dhunshme kundër miliarderit.Qindra protestues u mblodhën përpara Universitetit të Ilinois në Chicago, disa orë përpara mbërritjes së Trump.Brenda në auditor, protesta degjeneroi në dhunë fizike mes mbështetësve dhe protestuesve, që tundnin flamujt dhe këndonin në kor kundër Trump.Menjëherë zyra e shtypit e zotit Trump bëri të ditur se vetë kandidati vendosi ta shtyjë tubimin, pas një takimi edhe me zyrtarë të policisë.Por ky lajm u mohua menjëherë nga Departamenti i Policisë së Chicago-s, i cili tha se nuk kanë patur asnjë konsultim me stafin e Trump, për të shtyrë tubimin.Përplasjet nisën më shumë se një orë përpara nisjes së aktivitetit dhe vazhduan për orë të tëra, derisa u njoftua lajmi se Trump e kishte anulluar.Në pamjet e filmuara jashtë ambjenteve të Universitetit, duket qartë kaosi por edhe arrestimet e kryera nga policia.I menjëhershëm ka qënë edhe reagimi i dy rivalëve të Trump, ted Cruz dhe Marco Rubio, duke e cilësuar të premten një ditë të trishtë për Amerikën.Më herët, vetë stafi i universitetit kishte firmosur një peticion për të anulluar këtë tubim.Edhe më herët fushatat e kandidatit republikan Trump janë anulluar për arsye sigurie. Kështu, të premten 32 vetë u arrestuan pas protestave kundër Donald trump në Misuri.Protestat vijnë vetëm 1 ditë pas publikimit të videos ku miliarderi shfaqet duke goditur me grusht një nga protestuesit në Karolinën e Veriut. Vetë Trump reagoi duke thënë se veprimet e protestuesit ishin të pavend./Oranews.tv/