Irani tërheq ambasadorin nga Qiproja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Maj 2013, 08:48
Ministri i Jashtëm i Qipros ka thënë se Irani ka tërhequr ambasadorin e tij nga Nikozia, pas ekstradimit të një shtetasi iranian nga Qiproja në Shtetet e Bashkuara.Ekstradimi është bërë nën akuzat se i dyshuari ka shkelur sanksionet për armë të Kombeve të Bashkuara kundër Republikës Islamike.Ministri i Jashtëm qipriot, Ioannis Kasuulides, ka bërë publik lajmin në një konferencë në Uashington.Detaje për identitetin e iranianit të ekstraduar nuk janë dhënë.Irani është nën disa sanksione të OKB-së, pasi refuzon të ndalojë aktivitetet bërthamore.Vendet e Perëndimit theksojnë se ky program i tij ka për qëllim krijimin e armës atomike.