Kultivonin drogë në magazinën e marrë me qira për dru, vidhnin edhe energjinë

Një magazinë që përdorej për kultivimin e lëndëve narkotike është zbuluar nga policia e Gjirokastrës.Magazina ndodhet në zonën “Industriale” të qytetit, ndërsa magazina ishte marrë me qira nga dy shtetas si pikë për shitjen e druve të zjarrit.Operacioni i quajtur “Aspiratori” përfundoi me sekuestrimin e lëndës narkotike, por jo arrestimin e autorëve. Policia e Shtetit thotë se ka shpallur në kërkim vëllezërit me iniciale T.V, 38 vjeç dhe H.V, 47—vjeç, banues në Gjirokastër.Gjatë kontrollit në magazinën e marrë me qira u konstatuan 6 dhoma ne katin e parë të magazinës të përshtatura për kultivim të bimëve narkotike me anë të llambave elektrike. Në këto dhoma u gjetën dhe u sekuestruan 28 thasë plastike me lëndë e dyshuar narkotike kanabis sativa.Gjithashtu në vendin e ngjarjes u sekuestruan në cilësinë e provës materiale pajisje elektrike për ngrohje si dhe 16 filtra për filtrimin e ajrit, pajisje ventilimi, 100 llamba si dhe pajisje të tjera ndihmëse.Gjithashtu nga policia dhe punonjësit e OSHEE-së është konstatuar dhe vjedhja e energjisë elektrike nga dy vëllezërit.Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprat penale “Përdorim të paligjshëm të teknologjisë së lartë” dhe "Prodhim dhe shitje a narkotikëve" dhe "Vjedhje të energjisë elektrike"./Ora News/