Haxhinasto kontroll blic në pikën e kontrollit të automjeteve në Berat: Kompania të respektojë kontratën

Ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto ka zhvilluar një kontroll blic në pikën e kontrollit teknik të automjeteve në qytetin e Beratit. Ministri i ka kërkuar kompanisë SGS që të realizojë detyrimet e saj kontraktuale për të kryer investimet e duhura. Haxhinasto tha se shërbimi ndaj qytetarëve duhet të përmirësohet.Haxhinasto: I përmbahemi detyrimeve tona ligjore dhe respektojmë detyrimet kontraktore që kemi, qoftë me SGS-në, por ata duhet t’i përgjigjen detyrimeve që kanë për investime në bazë të kontratës. Mos realizimi i këtyre detyrimeve do të jetë arsye për hapa të mëtejshëm për të rivlerësuar këtë kontratëMinistri u shpreh se çdo koncesionar duhet të repsketojë detyrimet që parashikohen në kontratë.Haxhinasto: Vërej që ka nevojë për një shërbim më cilësor. Një shërbim që t’i rezistoj tentacioni për korrupsion që të jetë më i sigurt vlerësimi i automjeteve, sepse lëshimi në cilësinë e kontrollit të automjeteve do të thotë rrezik më i madh për qytetarët në rrugë./Ora News/