Martin Schuls përjashton deputetin e Agimit të Artë nga Parlamenti Europian/VIDEO
Një vendim i pazakontë është marrë nga Presidenti i Parlamentit Europian, Martin Schuls, i cili ka përjashtuar nga institucioni që ai drejton eurodeputetin e Agimit të Artë, Eleftherios Synadinos.Vendimi i prerë i kryeparlamentarit u mor për shkak të gjuhës së urrejtjes që përdori përfaqësuesi helen kundrejt Turqisë, vend me të cilin Bashkimi Europian po negocion edhe marrëveshjen për emigrantët.Synadinos u shpreh se Turqit janë si qen të egër kur luajnë, por kur vjen puna që të përballen me kundërshtarët e tyre, ata largohen të frikësuar. E vetmja mënyrë me të cilën duhet të negociojmë me t'a është me përmes qëndrimeve të ashpra dhe të palëkundshme. I detyruar nga ky fjalor Schuls kërkoi largimin e eurodeputetit, vendim që u mbështet edhe nga shumica e përfaqësuesve të sallës.I gjendur nën presionin e kolegëve, Synadinos ka kërkuar që të marrë fjalën, por ka hasur në kundërshtinë e kryeparlamentarit Schuls, i cili tha se nuk do të linte kohë për debat mbi këtë cështje. Ky vendim nuk është pritur mirë as nga përfaqësuesit e tjerë helenë, në veprimet e të cilëve dukej qartësisht nervozismi.Mëgjithatë, duke parë mos-bindjen e eurodeputetit, Schuls tha se do të therriste forcat e sigurisë në rast se vendimi i marrë nuk do të respektohej. Pas përpjekjeve të shumta për të marrë fjalën, Synadinos largohet teksa do të jetë në pritje të një vendimi të mëtejshëm./Oranews.tv/