Kanos në Facebook kryebashkiakun e Maliqit, në kërkim 28 vjeçari

Një shtetas është shpallur në kërkim për shkak se ka kanosur kryetarin e bashkisë së Maliqit.Policia e Korçës tha se ka nisur procedimi penal ndaj 28 vjeçarit Ani Kristo, i dënuar më parë për vjedhje.“Procedimi ndaj tij filloi pasi, dyshohet se ky shtetas dje, për motive të dobëta, ka kërcënuar me mesazhe, Kryetarin e Bashkisë Maliq, shtetasin Gëzim Topçiu, 49 vjeç, banues në Maliq, në adresën e këtij të fundit, në rrjetin social Facebook”, thekson policia.Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor  Korçë, për veprat penale: “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”./Ora News/