Shefi i Europol: Rreziku terrorist, më i larti në 10 vitet e fundit

Rreziku i sulmeve terroriste në Europë është më i larti në dhjetë vitet e fundit. Është ky alarmi që vjen nga Kreu i Europol, Robin Wainwright, i cili paralajmëron se ekstremistët e organizatave terroriste në mbarë botën po përgatiten që të godasin sërisht. Ai shton se autoritetet ndërkombëtare po bëjnë të pamundurën për të parandaluar sulme të tjera, teksa bën thirrje për vigjilencë në rradhët e qytetarëve europiane. Wainwright ka diskutuar edhe rreth daljes së Britanisë nga Bashkimi Europian, duke deklaruar se Brexit, mund t'i sjellë vendit ishullor mjaft probleme për sigurinë.Kreu i Europolit, Robin Wainwright, ka dhënë alarmin se rreziku i një sulmeve të mundshme terroriste që mund të godasin Europën është më i larti i regjistruar në dhjetë vitet e fundit. Ish oficeri i shërbimit sekret britanik, MI5 shprehet se terroristët i kanë rritur së tepërmi ambiciet e tyre dhe se po planifikojnë sulme madhore. Ai shton se autoritetet ndërkombëtare po bëjnë të pamundurën nga ana tjetër për të parandaluar tragjedi të ngjashme me sulmet që tronditën Parisin gjatë mbrëmjes së 13 nëntorit të vitit të shkuar."Mendoj se ekziston një probabilitet mjaft i lartë që të kemi sulme të tjera. Sigurisht që po punojmë për të parandaluar tragjeditë, por rreziku është mjaft i lartë. Ndoshta ky është momenti më i vështirë me të cilin jemi përballur gjatë dhjetë viteve të fundit. Megjithatë, mund t'iu them se që prej sulmeve të Parisit, kemi shënuar rritje të bashkëpunimit mes autoriteteve ndërkombëtare dhe po ndajmë me njëri tjetrin informacione të vlefshme. Po bëjmë të pamundur për të siguruar jetët e qytetarëve europianë."Më tej, Wainwright foli edhe për mundësinë e daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian. Ai tha se dalja mund të sjellë jo pak probleme për sigurinë e qytetarëve britanikë. Në mbyllje, kreu i Europol bëri thirrje që të bëhet kujdes nga përdorimi i internetit teksa njoftoi se të paktën 5.000 persona janë radikalizuar nga Shteti Islamik nëpermjet rrjeteve sociale.0,,19003047_303,00/Oranews.tv/