Zbulohet laboratori që kultivonte kanabis me llampa, pranga lazaratasit
Një laborator i kultivimit të marijuanës me llampa është zbuluar në Gjirokastër. Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar 350 rrënjë kubikë dhe fidanë marijuana. Po ashtu në magazinë janë sekuestruar pajise për prodhimin në kshte të laboratori. Në kuadër të operacionit të koduar "Neonët" u vu në pranga pronari i magazinës, Muzafer Mamo."Si rezultat i këtij operacioni u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Muzafer Mamo, 56 vjeç, lindur në Lazarat, Gjirokastër.Mamo, në një magazinë të vjetër në pronësi të tij, me sipërfaqe rreth 70 m2 kishte përshtatur një serë me sistem ngrohje me llampa elektrike.Aty u gjetën të kultivuara 350 bimë të dyshuara Cannabis Sattiva.Bimët varionin me lartësi nga 25 cm deri 40 cm.Bimët narkotike u asgjësuan në vend me anë të djegies, ndërsa pajisjet elektrike që shërbenin për ngrohje u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me disa bimë narkotike", sqaron policia e Gjirokastrës.Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Kultivim të bimëve narkotike”, parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.[caption id="attachment_695432" align="alignnone" width="540"]
Ne foto: Laboratori i droges i zbuluar ne Gjirokaster[/caption][caption id="attachment_695433" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Laboratori i droges i zbuluar ne Gjirokaster[/caption][caption id="attachment_695434" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Laboratori i droges i zbuluar ne Gjirokaster[/caption][caption id="attachment_695435" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Laboratori i droges i zbuluar ne Gjirokaster[/caption][caption id="attachment_695436" align="alignnone" width="540"]
Ne foto: Laboratori i droges i zbuluar ne Gjirokaster[/caption][caption id="attachment_695437" align="alignnone" width="540"]
Ne foto: Laboratori i droges i zbuluar ne Gjirokaster[/caption][caption id="attachment_695438" align="alignnone" width="540"]
Ne foto: Laboratori i droges i zbuluar ne Gjirokaster[/caption]