Mandati i Kokëdhimës, Këshilli i Rregullores vendos ta çojë në Gjykatën Kushtetuese

Këshilli i Mandateve Rregullores dhe Imuniteteve vendosi sot ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese mandatin e deputetit socialist Koço Kokëdhima. Vendimi u mor pasi Kushtetuesja e konsideroi antikushtetues rrëzimin që Kuvendi i bëri kërkesës së opozitës për dërgimin e kësaj çështje në këtë Gjykatë.Deputeti i Partisë Socialiste Koço Kokëdhima, i duhet të mbrojë para Gjykatës Kushtetuese  mandatin e tij prej ligjvënësi. Këshilli për Legjislacionin Mandatet dhe Imunitetin, ka vendosur që kërkesën e Partisë Demokratike për shpalljen të papajtushëm me kushtetutën të mandatit të deputetit socialist, i cili akzuohet se ka përfituar fonde publike në shkelje të kushtetutës,  t'ia kalojë Gjykatës  për ta shqyrtuar  në themel çështjen.Por cila do të jetë beteja ligjore dhe si  do mbrohet para Kushtetutës, deputeti socialist Avokati mbrojtes, Artan Hajdari, tha se Gjykata Kushtetuese e ka rrezuar si të palegjetimuar kërksen e demokrateve se Kokdhima, ka shkelur  Kushtetuten  dhe në ketë pikë sipas tij Kuvendi është eazauruar.Por të njëtën rrugë demokratat do të ndjekin dhe për dy deputetë të tjerë socialist Valentina Leskjan dhe Rakip Sulin.Disa muaj më parë Kuvendi kishte rrëzuar kërkesën e demokratëve për mandatin e deputetit Kokëdhima, por ky vendim u cilësua jo i drejtë nga Gjykata Kushtetuese  duke theksuar se ky institucion është organi i vetëm që ka kompetencën të shqyrtojë në themel çështjen dhe të vendosë mbi papajtueshmërinë e mandatit të deputetit.Eduard Halimi: I takon Gjykatës Kushtetuese të gjykojë në themel. Kur një deputet dyshohet se ka përfituar fonde publike, çështjen e zgjidh Gjykata Kushtetuese. Vendimi përbën një precedent të rëndësishëm në jetën parlamentare.Avokati i Koço Kokëdhima, Artan Hajdari: Për dy pikat e kërkesës që kanë të bëjnë me cështjen e papajtueshmërisë së funksionit të deputetit, pra me shkeljen e pikës 2 të nenit 70  të Kushtetutës, me rastin e papajtueshmërisë që i cakotjnë në ligjin për konfliktin e interesit është rrëzuar si një kërkesë e paligjitimuar që do të thotë se më këtë çështje Kuvendi është shprehur dhe nuk mund të merret më.Çështja nuk mund të shkojë në Gjykatën Kushtetuese sepse kjo çështje është shqyrtuar vetëm për rastin e papajtueshmërisë të konfliktit të interesit që ka të bëjë me pikën 2 të nenit 70 të Kushtetutës. Kështu që do t’i kërkoja komisionit që të marrë në konsideratë të  gjitha këto konkluzione që ka arritur Gjykata Kushtetuese që në rastet e kërkesës të legjitimuar sipas pikës 4. Në lidhje me pikën 3 nuk mundet të zgjerohet në çështje që mund të jenë ngritur dhe për pikën 2 dhe ti kërkohet Gjykatës Kushtetuese zgjidhja e rastit në fjalë pasi kjo gjë është rrëzuar nga ana e Gjykatës Kushtetuese.Ristani:  Këshilli i Mandateve vendosi t'i rekomandojë Parlamentit që çështja t'i shkojë Gjykatës Kushtetuese mbi bazën e vendimit të Gjykatës Kushtetuese ku Parlamenti duhet të merret anën formale të çështjes dhe jo me thelbin e saj. Pra shohin nëse është kuormi i nevojshëm i firmave të deputetëve, nëse ekzistojnë indicje të caktara të bazuara në prova që krijojnë dyshime për çështjen që pretendohet dhe mbi këtë bazë thelbin e çështjes e gjykon Gjykata Kushtetuese. Sot ishin shah mat dhe nuk mund të kundërshtonin më sepse vendimi i Gjykatës Kushtetuese ishte publikuar dhe në këtë kuptim mbledhja u mbyll pozitivisht.Por sigurisht që betejat tona vazhdojnë sepse kusarët e PS marrin cdo cent të paravae të shqiptarëve kështu që kjo luftë ka një dallgë. Unë jam i bindur se nuk mbaron këtu por do të vazhdojë po kaq e ashpër saç ka qenë edhe në ditët e kaluara.Ju e dini që janë edhe dy raste që kanë kaluar në këtë komision dhe ne do të presim me patjetër si do të shprehet Gjykata Kushtetuese, ndërkohë është edhe një pjesë e kërkesave të opozitës për të cilat ne kemi edhe një marrëdhënie të kushtëzuar me parlamentin, le ta quajmë kështu.Janë edhe deputetët e tjerë që ne kemi kërkuar dhe që mazhoranca me kokëfortësi i ka marrë nën sqetull që t’i fshehë drejtësisë dhe publikut. Është një luftë që zgjat. Kriminelet dhe kusarët janë lidhur me njëri tjetrin, puna jonë është t’i mposhtim.