Kontrollet e sigurisë, Manjani në burgun e Fushë -Krujës përuron dy skanera

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani i shoqëruar edhe nga ambasadori i Britanisë së Bashkuar Nicholas Cannon dhe Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, ishin në burgun e Fushë-Krujës ku përuroi vendosjen e dy skanerave të rinj për rritjen e kontrolleve të sigurisë.Manjani: Nga britanikët marrim shumë asistencë. Në baza të përtidshme në kuptojmë sesi menaxhohen mirë punët, ndërtojmë projekte të përbashkëta dhe shumë shpejt do të kemi edhe një anponçim të një projekti shumë të madh sesa kaq të bashkëpunimit me qeverinë britanike. Në këtë mjedis që është relativisht një mjedis i ri, i ndërtuar sëfundmi kemi një kontribut të shtuar të skanerave të sigurisë.Në burgun e sigurisë së lartë në Fushë Krujë vuajnë dënimin rreth 360  të dënuar për krime të rënda./Oranews.tv/