Gjirokastër, sekuestrohen 5 kg heroinë dhe 10 kg kanabis, arrestohet 30 vjeçari

Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar 5 kg heroinë dhe 10 kg kanabis sativa.Në kuadër të operacionit të koduar “Stafeta” u bë edhe arrestimi i Ervis Canka , 30 vjeç , banues në Përmet, i cili po transportonte drogën me makinë."Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se një automjet tip Benz po transportonte lëndë narkotike,  është ngritur një Pikë Kontrolli në aksin rrugor Tepelenë -Përmet në vendin e quajtur "Ura e Leklit". Në pikën e kontrollit është afruar mjeti tip "Benz" me targa AA 828 NC,  me drejtim lëvizje Tepelenë - Përmet, ku drejtues mjeti ishte shtetasi Ervis Canka, i cili së bashku me automjetin e tij u shoqërua për në ambjentet e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër për një kontroll më të imtësishëm.Nga kontrolli i automjetit rezultoi se në pjesën e pasme kishte  në një hapësirë midis sediljes së pasme dhe bagazhit, brenda së cilës u konstatuan 10 pako me lëndë narkotike të dyshuar Heroinë të mbështjella me natriban me peshë totale 5 kg e 150 gr , si dhe 10 pako lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva të mbështjella me natriban me peshë totale 10 kg.Brenda në automjet u konstatuan dhe u sekuestruan dhe 6 aparate celularë."Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale  "Prodhim dhe shitje narkotikësh",  parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.[caption id="attachment_693734" align="alignnone" width="478"]2 Ne foto: Droga e fshehur ne makine[/caption][caption id="attachment_693733" align="alignnone" width="640"]gjirokaster droge1 Ne foto: Droga e sekuestruar[/caption][caption id="attachment_693732" align="alignnone" width="640"]gjirokaster droge3 Ne foto: Droga e sekuestruar[/caption][caption id="attachment_693731" align="alignnone" width="640"]gjirokaster droge2 Ne foto: Droga e sekuestruar[/caption][caption id="attachment_693752" align="alignnone" width="640"]sagf Ne foto: Makina ne te cilen ishte fshehur droga[/caption]