Qytetarët e Kalesë protestojnë: Kampi i azilkërkuesve na ka dëmtuar ekonominë

Protestues nga qyteti francez i Kales kanë zhvilluar një tubim paqësor përballë ministrisë së Ekonomisë, ku kanë kërkuar ndihmë ekonomike për të përballuar një situatë të vështirë që sipas tyre është krijuar nga emigrantët. Të pranishëm në këtë protestë kanë qënë qytetarë dhe drejtues të bizneseve të vogla, të cilët pretendojnë se ekonomia në qytetin e tyre është në rënie dhe se niveli i jetesës është duke u përkeqësuar dita ditës.Dhjetëra qytetarë dhe drejtues biznesesh nga qyteti që ndodhet në veri të Francës, Kale, kanë zhvilluar një protestë në Paris përballë ministrisë së Financave, duke u ankuar për rënien ekonomike që ka regjistruar qyteti i tyre. Protestuesit kanë fajësuar emigrantët dhe kampet e ngritura prej tyre si një prej shkaktarëve kryesorë për problemet ekonomike duke kërkuar edhe ndihmë nga qeveria."Ndodhemi në një situatë emergjente, kemi nevojë për mbështetje ekonomike sepse biznesi i vogël në qytetin tonë është dëmtuar rëndë. Jetët tona janë përkeqësuar ndjeshëm dhe besoj se ndërhyrja e qeverisë është mëse e nevojshme. Qeveria duhet të na ndihmojë që të tejkalojmë edhe situatën e krijuar nga emigrantët." Janë fjalët e këtij qytetari.Protestuesit mbërritën me autobusë dhe përdorën mënyra të ndryshme për të tërhequr vëmendjen e zyrtarëve të qeverisë. Një grup qytetarësh pritet të mbajë edhe bisedime me përfaqësues nga ministria e Ekonomisë ku do të parashtrojnë më qartësisht problemin e tyre.Qeveria franceze ka urdhëruar së fundmi shkatërrimin e kampit të emigrantëve në Kale ku qëndronin të paktën 3000 azil kërkues. Ata kishin si synim vijimin e rrugëtimit të tyre drejt Europës perëndimore.