Policia konfirmon vetëvrasjen e të riut në Shkodër, mister shkaqet
Policia e Shkodrës sqaroi zyrtarisht ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e shkuar ku humbi jetën një 26-vjeçar.Policia thotë se viktima Andrea Çobaj, është vetëvrarë me armë zjarri tip Pistoletë brenda automjetit të vëllait të tij. Policia thotë se ka gjetur një gëzhojë në pjesën e poshtme të ndenjëses së shoferit. “Nga tërësia e veprimeve të këqyrjes së vendit të ngjarjes dhe këqyrjes së kufomës rezulton të ketë qenë një vetëvrasje”, sqaron policia.Në deklaratë thuhet se viktima nuk ka pasur precedentë penalë dhe as nuk kishte konflikte. “Nga informacionet e marra në mënyrë konfidenciale rezulton që viktima nuk kishte patur konflikte dhe nuk ka qenë problematik. Po punohet për sqarimin e motivit të kryerjes së aktit të vetëvrasjes”, sqaron policia.Gjendet i vrarë me një plumb në kokë 26-vjeçari, policia dyshon për vetëvrasje19:29 - Një i ri është gjetur i vrarë me armë zjarri në Shkodër. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës rreth orës 19:05 në lagjen "Perlat Rexhepi", rruga Lodovik Saraçi.Sipas policisë viktima është Andrea Çobaj, i cili fillimisht u gjet i plagosur me një plumb në kokë në mjetin e tij "Wolksvagen Golf", me targë AA686 DX, i cili u dërguar në Spitalin Rajonal të Shkodrës në gjëndje të rendë. Nga plagët e marra, Çoba ndërroi jetë disa momente pas mbërritjes në spital."Nga rrethanat e para të këqyrjes dyshohet për vetëvrasje", sqaron policia e Shkodrës.Po ashtu në mjetin e viktimës është gjetur edhe një armë zjarri tip pisoletë dhe një fishek.Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. [caption id="attachment_693740" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Pamje nga vendi ku u gjet personi i vrare[/caption][caption id="attachment_693739" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Pamje nga vendi ku u gjet personi i vrare[/caption][caption id="attachment_693760" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Pamje nga vendi ku u gjet personi i vrare[/caption][caption id="attachment_693797" align="alignnone" width="720"]
Ne foto: Arma qe iu gjet personit te vrare ne makine[/caption]/Oranews.tv/