Sulmet kibernetike, Kina hedh poshtë pretendimet e Uashingtonit

Kina ka hedhur poshtë pretendimet e Shteteve të Bashkuara se qeveria dhe ushtria e saj po ndërmarrin sulme kibernetike kundër Uashingtonit.Ministria e jashtme e Kinës vlerësoi se akuzat janë “të pabaza” dhe ka tërhequr vërejtjen se ato mund t’i dëmtojnë perspektivat për bashkëpunim.Sipas një raporti të publikuar mbrëmë nga Pentagoni, administrata Obama për të parën herë në mënyrë të qartë i ka fajësuar zyrtarët kinezë për sulme kibernetike.Në raport thuhet se Kina po shfrytëzon kapacitetet e saj për mbledhjen e inteligjencës kundër programeve diplomatike, ekonomike dhe mbrojtëse të Shteteve të Bashkuara, dhe po zhvillon kapacitete të nevojshme për luftë në Internet.