Turqi, kurdët fillojnë tërheqjen nga bazat në Irak
Kryengritësit kurdë kanë konfirmuar sot se prej nesër fillon tërheqja e tyre nga Turqia, për në bazat në pjesën veriore të Irakut.Partia Punëtore e Kurdistanit, e njohur me shkurtesën PPK, në muajin mars të këtij viti e ka shpallur armëpushimin dhe ka premtuar tërheqjen e luftëtarëve të vet nga Turqia, si pjesë e bisedimeve paqësore, që synojnë përfundimin e konfliktit gati 30 vjeçar, nga i cili janë vrarë dhjetëra mijëra njerëz.PPK ka luftuar për autonomi në Turqi. Ky grup, në njoftimin e sotëm, thotë se kontigjenti i parë i forcave të veta do të tërhiqet nesër nga Turqia dhe do të vendoset në bazat në pjesën veriore të Irakut. Kjo tërheqje do të zgjasë një javë.Turqia dhe PPK-ja kanë thënë se tërheqja do të bëhet në mënyrë të qetë dhe pa publicitet. Parashikohet që tërheqja e plotë e kryengritësve kurdë do të zgjasë rreth katër muaj.