Enriko Letta mbyllet në manastir, 24 orë për tu njohur me Ministrat e rinj
Kryeministri i ri i Italisë, Enriko Leta, njoftoi nëpërmjet rrjetit social Twitter se të dielën e ardhshme do të shkojë së bashku me 21 Ministrat e tij në një ish manastir në Italinë qendrore, në Toskanë, ku ata do të kalojnë së bashku njëzet e katër orë për tu njohur me këtë mënyrë me njëri-tjetrin më mirë dhe për të diskutuar rreth çështjeve që shqetësojnë vendin."Ky është një mënyrë për të njohur njëri-tjetrin, të krijojmë një program për të krijuar një frymë bashkëpunimi që kujton atë të sportistëve në dhomat e ndërrimit ", tha Kryeministri italian, perms rrjetit social twitter.Ndërsa ai sqaroi se "çdo Ministër do të paguajë kostot e akomodimit".Sipas mediave italiane vendi i qëndrimit 24 orësh mund të jetë një ish abaci që ndodhet jashtë qytetit të Sienës, e cila tashmë është shdërruar në një hotel luksoz.Zëvendëssekretari i Partisë Demokratike në Itali, Enriko Leta, mori postin e kryeministrisë për të xjerrë sa më shpejt vendin nga ngërçi politik që kishte tronditur tregjet financiare që prej zgjedhjeve të 24-25 shkurtit.Ditë më parë Letta në fjalimin e tij të parë në parlament u bëri thirrje vendit të tij dhe bllokut të Eurozonës për të nxitur rritjen ekonomike dhe për t'i dhënë fund përdorimit të masave shtrënguese qeveritare si zgjidhje për krizën e borxheve në Evropë.