Rritet emigracioni brenda BE, dyndje drejt vendeve më pak të prekura nga kriza

Kriza ekonomike dhe papunësia ka bërë të rinjtë e shteteve anëtare të Bashkimit Europian të emigrojnë drejt shteteve jo në krizë të Eurozonës.Sipas raportit të lëshuar nga Zyra Federale e Statistikave në Gjermani numri i emigrantëve në Gjermani ka arritur në 13%.Shumica e emigrantëve të rinj janë vendosur nga vendet e Bashkimit Evropian dhe në veçanti nga Greqia janë vendosur në Gjermani. Rreth 10.000 shtetas grek janë vendosur më shumë se në vitin 2011, numri ky i rritur me 43%.Një rritje prej 45% është regjistruar nga emigrantët spanjoll në Gjermani, ndërsa përkatësisht Portugalia dhe Italia me 43% dhe 40%.Në numra absolutë, shumica e emigrantëve të rinj janë nga Polonia, ndërsa një rritje e ndjeshme është vërejtur në emigrimin e shtetasve të shteteve të cilat u pranuan në Bashkimin Evropian në vitin 2004 dhe 2007 dhe veçanërisht nga Sllovenia, Hungaria, Rumania dhe Bullgaria .Sipas këtyre të dhënave, emigrantët ishin të drejtuara kryesisht në Bavari, North Rhine-Westphalia dhe Badhi virtemberg.