Akuzat për armë kimike, Shtëpia e Bardhë del në mbrojtje të rebelëve

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vënë sërish në mbrojtje të rebelëve sirianë ndërsa kanë theksuar se nuk besojnë se kanë përdorur armët kimike.Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney tha se forcat qeveritare janë ato që kanë përdorur armët kimike."Jemi shumë skeptikë ndaj sugjerimeve apo akuzave se opozita ka përdorur armë kimike. Jemi më shumë të prirë të besojmë se regjimi i presidentit Assadit është përgjegjës, nëse armët e tilla janë përdorur në Siri", Carney.Komentet vijnë pasi Carla Del Ponte, hetuese e OKB-së për Sirinë, u ka thënë mediave zvicerane se rebelët sirianë kanë përdorur armë kimike, përkatësisht gaz sarin.Ndërkohë një  ekip i OKB-së është ngarkuar të merret specifikisht me armët kimike dhe është plotësisht i gatshëm te hyje në Siri, për të hetuar akuzat deri tani të besueshme. Në të kaluarën, si regjimi sirian ashtu edhe kryengritesit kanë akuzuar njëri-tjetrin për përdorimin e armëve kimike.Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe kanë folur për fakte që tregojnë se qeveria siriane kanë përdorur gazin sarin, gje qe kundershtohet fuqimisht nga Damasku.