Italianët e marrë peng në Libi kthehen në Romë

Dy italianë civilë, të mbajtur peng në Libi që prej korrikut të vitit të shkuar janë liruar, vetëm 48 orë pasi dy pengje të tjerë, u ekzekutuan në mënyrë makabre nga militantët e shtetit islamik në shtetin afrikano-jugor.Gino Pollicardo dhe Filippo Calcagno mbërritën me helikopter në aeroportin e Tripolit mëngjesin e të dielës, 6 Mars 2016, dhe ishin vërtet të rraskapitur përpara udhëtimit të kthimit në shtëpi.4 italianët, punonjës të firmës italiane të ndërtimeve "Bonatti" u morrën peng vitin e shkuar pranë qytetit libian të Sabratha, pranë një kompleksi të kompanisë energjitike Eni."Jemi të lirë dhe fizikisht Ok, por psikologjikisht jemi të shkatërruar" shkruhej në një letër me shkrim drore nga Pollicardo, publikuar online nga mediat vendase në Libi.Zëdhënësi i forcave të sigurisë në Sabratha, tha se dy italianët u shpëtuan pas një ndërhyrje të shpejtë dhe të papritur të premten në mëngjes.Për dy punonjësit e tjerë italianë Fausto Piano dhe Salvatore Failla, ministri i jashtëm i Libisë, tha se janë vrarë dhe trupat e tyre janë dërguar në Tripoli për ekzaminime.Sipas zyrtarëve italianë, besohet se 4 punonjësit janë rrëmbyer nga një grup kriminel me shpresën se do të përfitonin ndonjë shpërblim në para.