Pranga sipërmarrësit shqiptar me rreth 24 kg drogë

Një sipërmarrës shqiptar përfundoi në prangat e policisë italiane.Bëhet fjalë për shtetasin Leonard Sheko, 45-vjeç, rezident në San Dona di Piave të Venecias.Arrestimi i tij u krye pasi i janë gjetur rreth 24 kg marijuanë, teksa po udhëtonte në aksin rrugor Leçe-Brindizi gjatë një kontrolli rutinë.Makina me të cilën udhëtonte nuk u bllokua, pasi ishte në pronësi të bashkëshortes së tij.Në momentin e ndalimit, shqiptari shfaqi shenja nervozizmi, çka shtoi dyshimet tek patrulla e policisë.Megjithatë, mediat italiane nuk përjashtojnë mundësinë që shqiptari të ketë qenë nën vëzhgim. Sheko kishte edhe precedentë penalë të tjerë.Ai ishte arrestuar në vitin 1994 për grabitje. Mediat italiane shkruajnë se droga ishte e ndarë në pako të vogla.I arrestuari u dërgua në burgun “Borgo San Nicola” në Salento, ku do të vendoset masa e sigurisë nga autoritetet gjyqësore.